Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 32-vjeçari i dyshuar për dhunë ndaj babait në Pejë, dërgohet në...

Arrestohet 32-vjeçari i dyshuar për dhunë ndaj babait në Pejë, dërgohet në ndalim për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për rastin e dhunës në familje të raportuar në fshatin Sverkë e Thatë të Pejës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për M. B. rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, I. B. rreth 74 vjeç.

Sipas informacioneve, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe një mjeku psikiatër.

Gjatë intervistimit, në konsultim me mbrojtësin e tij, ai ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Misin Bajrami është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin e dhunës në familje janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT