Sonte në “Rubikon”, liria e medias është në qendër të diskutimit të sotëm, me panelin e përbërë nga Flutura Kusari, Jeton Mehmeti, Mexhide Demolli-Nimani, Xhemajl Rexha dhe Qemajl Marmullakaj.
– A janë vendimet e fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave mbrojtje e rendit medial, apo përpjekje për disiplinim të mediave kritike?
– A po synon pushteti t’i heshtë zërat që e sfidojnë?
– Çfarë alarmi po ngrenë përfaqësuesit e mediave? – Dhe sa i rrezikshëm është precedenti që mund të krijohet për hapësirën mediale në Kosovë?
Në Klan Kosova, nga ora 20:45.


