Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Rubikon”: Fushata zgjedhore ndez debat për gjuhën politike dhe premtimet (VIDEO)

“Rubikon”: Fushata zgjedhore ndez debat për gjuhën politike dhe premtimet (VIDEO)

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova sonte u diskutua lidhur me hapjen zyrtare të fushatës nga partitë politike, ku opinionistët analizuan qasjet dhe mesazhet e subjekteve politike.

Opinionisti Labinot Balaj tha se fushata zgjedhore ka ndikim më të madh sesa kishte menduar më parë.

“Përgjithësisht po mendoj që fushata, kam qenë njëfarë skeptiku radikal i fuqisë ose impaktit të fushatës në ndërtim të raportit të partive politike me elektoratin përkatës, megjithatë, më kanë demantuar zgjedhjet e vitit 2021 kur fushata ka qenë njëri nga faktorët që e kanë penalizuar LVV në optimizmin e rezultatit prej 51 për qind, krahas Vjosa Osmanit dhe faktorëve të tjerë ka qenë edhe gjuha e ashpër e z. Kurtit, gjuha denoncuese dhe ikonografia e fushatës”.

Ai shtoi se gjuha agresive po vazhdon të dominojë edhe në këtë fushatë.

“Prapë po them ka prevaluar gjuha agresive, të cilën sot po e shoh të përbrendësume prej LDK-së, më saktë prej Vjosa Osmanit, me keqardhje po e them, pa dashur të keqkuptohem, njëfar “piskame” e piskamave dejave që i ka pasur Kurti në fushatën e vitit 2021″, tha Balaj në “Rubikon” në Klan Kosova.

Ndërkaq, opinionisti Rrahman Paçarizi kritikoi qasjen e disa partive në këtë fushatë.

“VV dhe LDK në pikëpamjen time qysh e shoh demokracinë, shtetin, zgjedhjet, qeverisjen, mendoj që e kanë huqur, sepse po merren, po luftojnë me njëra-tjetrën në njëfarë mënyre paksa të çuditshme. LDK-ja në orientimet themelore i ka ato që janë pikat e dobëta të VV-së. Po e marrin vëmendjen e krejt programit tjetër. Lëvizja Vetëvendosje, fushatë e përsëritur, premtime të përsëritura, ato që i ka premtuar”.

Lidhur me këtë foli edhe edhe opinionistja Anita Shabani, e cila u shpreh kritike ndaj premtimeve të partive politike.

“Sa më shumë fjalime të bukura të z.Kurti, premtime boshe, përsëritjet e mëhershme. Secilën prej tyre duhet analizuar, sepse këto janë vetëm fjalime boshe, kjo dihet. Po flas edhe për LDK-së, përveç kritikës mes Albinit dhe Vjosës dhe këtij qëndrimi proamerikan, unë nuk parë dicka konkrete tek premtimet e LDK-së deri më tash”.

Edhe opinionisti Dukagjin Gorani analizoi mënyrën se si partitë po e ndërtojnë diskursin e tyre politik në këtë fushatë.

“Në fushata e jep një indikacion se partia Vetëvendosje theksin e qet tek hakmarrja, pra politika e hakmarrjes dhe te natyrisht, propaganda qeveritare. Lidhja Demokratike e Kosovës theksin e qet në nostalgji historike, ideloeogjike dhe në politikën e emocioneve. Partia Demokratike e Kosovës duket se është shumë më shumë e përqendruar në atë diskursin zhvillimor me theks në shtetin e ndërmarrësisë dhe të njëfarë ambicie socio-ekonomike”.

Ndërsa opinionisti Vehbi Kajtazi tha se Lidhja Demokratike e Kosovës po mundohet të përcjellë një mesazh bashkimi dhe optimizmi.

“LDK-ja po flet për bashkim, po flet për një lloj shprese , po flet kundër gjuhës së urrejtje, po bën thirrje që njerëzit me u qetësuar dhe me pasë një lloj optimizmi që ne mujm me ec përpara, muj me ec shumë më mirë, po thirren në amerikanizëm, po thirret te Trumpi”, deklaroi ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT