Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Rryma”, Haradinaj: Kosova paguan miliona për Serbinë, Shqipëria siguron gazin e lirë...

“Rryma”, Haradinaj: Kosova paguan miliona për Serbinë, Shqipëria siguron gazin e lirë amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale të vendit lidhur me politikat energjetike, duke akuzuar për kosto të larta të rrymës dhe mungesë vizioni strategjik.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova po shpenzon qindra miliona euro për energji, para këto që, sipas tij, përfundojnë në Serbi përmes sekserëve të lidhur me pushtetin.

Ai tha se në të njëjtën kohë, Shqipëria nënshkroi marrëveshjen strategjike për gazin amerikan me kosto të ulët.

“Përderisa Kosova po paguan qindra miliona euro për Serbinë për energji, përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt të kryeministrit, Shqipëria firmosi marrëveshjen strategjike për gazin amerikan, e cila do t’i sigurojë furnizim stabil me energji dhe kosto të ulët”, tha kreu i AAK-së.

Tutje, ai tha se ndër vendimet e para të Kurtit me të ardhur në pushtet, “ishte anulimi fillimisht i ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan”.

“Sot, milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi, sikur Qeveria Kurti të mos e kishte anuluar ndërtimin e Termocentralit të ri. Sikur të mos ishte bllokuar projekti amerikan i gazsjellësit Shkup-Prishtinë, një projekt me përfitime të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurisë”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha po ashtu se Kosova do të bëhej fuqi energjetike në Ballkan dhe nuk do të mbetej në terr as verës e as dimrit, “e aq më pak e varur nga mafia energjetike”. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT