Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në Jemen dhe aktivitetin e Houthive, të mbështetur nga Irani.
Trump tha se Houthit kanë kontaktuar me palën amerikane dhe kanë shprehur gatishmërinë për të shmangur një përballje me SHBA-në.
“Houthit na telefonuan dhe nuk donin të luftonin me ne. Na njoftuan… Ata nuk duan që unë t’i ndjek, nuk duan që ne t’i ndjekim”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se ekziston një çështje me të cilën Houthit nuk janë të kënaqur, duke premtuar se do të punojë për ta zgjidhur atë.
Ndërkohë, Houthit i kanë cilësuar luftimet e fundit në Jemen dhe sulmet ndaj Arabisë Saudite si reagim ndaj asaj që e përshkruajnë si “bllokadë” saudite ndaj vendit.
Zhvillimet vijnë pas një incidenti në korrik, kur Arabia Saudite sulmoi një aeroplan iranian që, sipas raportimeve, po përpiqej të ulej në një aeroport të kontrolluar nga Houthit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


