Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeNga shkëlqimi në futboll te betejat personale, Lavezzi rrëfen për problemet me...

Nga shkëlqimi në futboll te betejat personale, Lavezzi rrëfen për problemet me shëndetin mendor

Ish-futbollisti i njohur argjentinas, Ezequiel Lavezzi, ka rrëfyer për një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke treguar se ende po merr trajtim për problemet me shëndetin mendor.

41-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij luajti për skuadra të mëdha si Napoli dhe Paris Saint-Germain, ka kaluar edhe një periudhë të shtrimit në spital, ndërsa sot vazhdon të trajtohet.

Në një rrëfim të sinqertë, Lavezzi tregoi se djali i tij ishte një nga arsyet kryesore që e shtynë të mos dorëzohej përballë vështirësive.

“I thashë vetes se nuk mund t’ia shkatërroja jetën djalit tim. Më është dashur të kaloj nëpër disa momente të vështira dhe ende po i nënshtrohem trajtimit sot. Por kam jetuar periudha shumë komplekse”, tha ish-sulmuesi.

Lavezzi e ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës në Evropë, ku u bë një prej futbollistëve të rëndësishëm të Napolit dhe më pas kaloi te PSG-ja. Ai gjithashtu veshi fanellën e Argjentinës në nivel ndërkombëtar.

Pavarësisht suksesit në fushën e futbollit, rrëfimi i tij tregon anën tjetër të jetës pas sportit dhe vështirësitë me të cilat mund të përballen edhe emra të mëdhenj të futbollit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT