Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizRruga Prizren-Tetovë s’përfundoi kurrë (VIDEO)

Rruga Prizren-Tetovë s’përfundoi kurrë (VIDEO)

Njëri nga prioritetet e qeverisë së Albin Kurtit brenda mandatit katërvjeçar, ishte edhe realizimi i rrugës së re Prizren-Tetovë.

Në një video të realizuar në nëntor të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e atëhershëm të Prizrenit, shfaqen para një ekrani që tregon për rrugën Prizren-Tetovë.

“Kismet pas 2 ose 3 vjetësh do të udhëtojmë së bashku prej Prizrenit në Tetovë, veç për kafe”, ishte zotimi i Kurtit para tre vjetësh.

Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur – pra rruga nuk ka përfunduar edhe pse Kurti premtoi që pas tri vjetësh, ose më herët, do të shkojë veç për kafe në Tetovë.

Ndërkohë sot, në njërin nga tubimet e tij gjatë fushatës, kandidati për kryeministër nga LVV-ja, në premtimet e tij për edhe një mandat, flet për po të njëjtën rrugë.

Madje ai thotë se me këtë rrugë, vendosin drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike.

“Rruga Prizren-Tetovë, me këtë rrugë ne vendosim drejtësi historike ndaj një padrejtësie gjeografike, malet i kemi për të na mbrojtur jo për të na ndarë, punimet për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, Kosovën me Maqedoninë e Veriut,  shqiptarët në të dyja anët e kufirit, kanë filluar dhe po ecin me shpejtësi”, tha Kurti në një tubim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT