Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajme“Rruga nuk fal”, 58 persona humbën jetën në aksidente për shtatë muaj

“Rruga nuk fal”, 58 persona humbën jetën në aksidente për shtatë muaj

Policia e Kosovës ka publikuar një bilanc shqetësues të sigurisë në komunikacion, duke bërë të ditur se nga janari deri në korrik 2026 kanë humbur jetën 58 persona në aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të prezantuara, 30 viktima ishin shoferë që dyshohet se nuk kontrolluan shpejtësinë; 14 viktima ishin pasagjerë, dhe 14 viktima ishin këmbësorë, transmeton Klankosova.tv.

Policia njofton gjithashtu se 19 raste kanë qenë vetëaksidente, ku nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.

Përmes kësaj fushate, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se rruga nuk fal gabimet.

Po ashtu, Policia u ka bërë apel këmbësorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, ndërsa ka rikujtuar se secili pjesëmarrës në trafik ka përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të të tjerëve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT