Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeRrokulliset traktori, vdes një person

Rrokulliset traktori, vdes një person

Një person e ka humbur jetën si pasojë rrokullisjes me traktor.

Rasti ka ndodhur në Istog, konkretisht në fshatin Polanë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një qytetar nga Leskoci i Klinës ka shkuar për dru me traktor në fshatin Polanë të Istogut, me ç’rast në rrethana ende të paqarta është rrokullisur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, deklaroi Gashi.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT