Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeRritet fluksi në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 15 minuta në...

Rritet fluksi në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 15 minuta në dy pikëkalime

Me shtimin e fluksit të mërgimtarëve gjatë sezonit veror, në disa pika kufitare të Kosovës janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje në vend.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë raportuar në pikëkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, ku qytetarët po presin deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë.

Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, ndërsa koha e pritjes nuk i kalon pesë minutat.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të planifikojnë udhëtimin në përputhje me fluksin e qarkullimit.

Me afrimin e fundjavës dhe vazhdimin e ardhjes së bashkatdhetarëve, pritet që fluksi në kufij të rritet edhe më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT