Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeRritet bilanci i viktimave në Greqi, tre zjarrfikës humbin jetën në betejën...

Rritet bilanci i viktimave në Greqi, tre zjarrfikës humbin jetën në betejën me flakët

Bilanci i viktimave nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë Greqinë është rënduar, pasi numri i zjarrfikësve që kanë humbur jetën gjatë operacioneve të shpëtimit ka shkuar në tre.

Sipas autoriteteve greke, viktima e fundit humbi jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri në rajonin e Peloponezit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.

Më herët gjatë ditës, dy zjarrfikës të moshës 23 dhe 27 vjeç humbën jetën në ishullin e Kretës, pasi mbetën të bllokuar pranë fshatit Krya Vrysi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se trupat e tyre u gjetën pranë automjetit të shërbimit, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë luftën me vatrat aktive të zjarrit në disa rajone të vendit.

Ndërkohë, Qendra e Koordinimit të Emergjencave e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Greqia mbetet mes vendeve me rrezikun më të lartë nga zjarret, për shkak të temperaturave ekstreme dhe erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Zjarret vazhdojnë të mbajnë në alarm autoritetet greke, ndërsa operacionet nga toka dhe ajri po zhvillohen pa ndërprerje për të vënë situatën nën kontroll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT