Dy vetura të parkuara janë dëmtuar sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka të lënduar, ndërsa tanimë ekipi i zjarrfikësve ka bërë prerjen e lisit dhe dhe largimin e tij nga rruga.
Bie lisi mbi një veturë në Prishtinë – Klan Kosova
“Është rrëzuar një lis dhe ka rënë mbi dy vetura. Sipas informatave nuk ka njerëz te lënduar vetëm dëme të dy veturave. Ekipi i zjarrfikësve, ka bërë prerjen e lisit dhe largimin nga rruga. Rruga është e qarkullueshme” ka thënë Gashi.


