Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes: S’ka qëllim me...

Aleanca nuk merr pjesë në seancën e së premtes: S’ka qëllim me i ndërtuar institucionet

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të paralajmëruar për të premten, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshme dhe jashtëkushtetuese.

“Është e jashtëligjshme, është jashtëkushtetuese, është farsë e pastër. Nuk ka për qëllim me i ndërtuar institucionet”, u shpreh Gjini.

Ai ka kritikuar zhvillimet e fundit në seancën konstituive, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe se po e zvarrisin procesin e formimit të institucioneve.

Gjini ka paralajmëruar se AAK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të situatës së krijuar, ndërsa ka bërë të ditur se do të ketë edhe koordinim me dy partitë e tjera opozitare.

“Patjetër që nuk na mbetet për momentin, nuk kemi rrugë tjetër përpos se me iu referuar Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Gjini.

Seanca konstituive e Kuvendit dështoi të përmbyllet pas mungesës së dakordimit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, ndërsa vazhdimi i saj është paralajmëruar për të premten.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT