Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeIshte në kërkim të kontratës me UFC-në, Arlind Berisha pëson humbjen e...

Ishte në kërkim të kontratës me UFC-në, Arlind Berisha pëson humbjen e parë

Arlind Berisha ka pësuar humbjen e parë në karrierën profesionale, pasi u mposht nga amerikani Quentin Pasley në main eventin e javës së pestë të Dana White’s Contender Series.

Shqiptari u përball me amerikanin e pamposhtur në kategorinë light heavyweight në “Meta APEX” në Las Vegas, në një duel ku të dy luftëtarët hynë në kafaz pa asnjë humbje në karrierën profesionale.

Berisha, shqiptari i parë që garoi në Dana White’s Contender Series, e nisi këtë përballje me një bilanc prej pesë fitoresh dhe asnjë humbjeje. Të gjitha fitoret e tij të mëparshme i kishte siguruar me ndërprerje në raundin e parë.

Megjithatë, përballja e kësaj here përfundoi në favor të Pasleyt. Amerikani arriti ta kontrollojë Berishën në momentet e fundit të raundit të parë, duke e rrëzuar dhe duke marrë pozicion dominues në tokë.

Nga aty, Pasley e goditi Berishën me bërryla të fuqishëm, deri në ndërhyrjen e gjyqtarit, i cili e ndali duelin.

Ndeshja u mbyll zyrtarisht në minutën 4:41 të raundit të parë me nokaut teknik (TKO).

Me këtë fitore, Pasley e çoi bilancin e tij në katër fitore në po aq ndeshje profesionale.

Për Berishën, kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale, pas pesë fitoreve radhazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT