Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeRrezik në Hoçë të Qytetit: Shtylla elektrike drejt rrëzimit

Rrezik në Hoçë të Qytetit: Shtylla elektrike drejt rrëzimit

Një qytetar i Hoçës së Qytetit në Prizren ka ndarë një shqetësim për redaksinë e Klankosova.tv.

Duke dërguar fotografi, ai bëri të ditur se gjendja e një shtylle elektrike në këtë zonë përbën rrezik për banorët.

Në fotografi vërehet se shtylla është pothuajse gati të rrëzohet, ndërsa qytetari ka deklaruar për Klankosova.tv se askush nuk po ndërmerr masa për ta rregulluar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT