Friday, April 17, 2026
spot_img
HomeLajmeRrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, në disa zona...

Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, në disa zona do të kenë reduktime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues.

Për shkak të këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Emshir”, por do të ketë ndikim edhe në pjesë tjera të qytetit të Prishtinës.

“Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim. Ju falënderojmë për mirëkuptim!” – ka njoftuar KRU Prishtina. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT