Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahu me grushte e shqelma në kokë gruan në Fushë Kosovë –...

Rrahu me grushte e shqelma në kokë gruan në Fushë Kosovë – 50-vjeçari përfundon në ndalim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit në Bresje të Fushë Kosovës, ku një burrë dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është E. A (52 vjeç), ndërsa viktimë figuron A. Sh (44 vjeç).

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 16 maj 2026 rreth orës 01:00 në rrugën “Bedri Pejani” në Bresje.

Sinjali mëson se i dyshuari dyshohet ta ketë goditur viktimën me grushte dhe shqelma në pjesën e kokës.

Burimet bëjnë të ditur se deri në këtë fazë ende nuk dihet motivi që çoi deri te incidenti.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të Prokurorit kujdestar për dhunë në familje, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT