Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani duke folur lidhur lidhur me çështjen e presidentit.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se në seancën e djeshme, është synuar të zgjedhet presidenti me 61 vota.
Mirëpo, Rrahmani tha se nga presioni i përgjithshëm, u parandalua një puç ndaj Republikës së Kosovës.
“Kanë qenë të orientuar për ta zgjedhur presidentin dje me 61 vota. Besoj që ka qenë meritë e të gjithëve dhe seriozitetit të subjekteve politike opozitare, edhe mediave, edhe presionit të përgjithshëm dhe qytetarëve të cilët e kanë parandaluar një puç ndaj Republikës së Kosovës, ndaj kushtetueshmërisë edhe ndaj rendit kushtetues në vendin tonë”, u shpreh ai./Klankosova.tv


