Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahmani: Kurti s’ka guxim që ta thotë as edhe një fjalë për...

Rrahmani: Kurti s’ka guxim që ta thotë as edhe një fjalë për Osmanin (VIDEO)

Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti nuk ka guxim ta përmend Vjosa Osmanin.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rrahmani tha se në vend të tij, Kurti, siç thotë Rrahmani, do të angazhojë njerëz të vetë për t’u marrë me ish-presidenten, transmeton Klankosova.tv.

“Albin Kurti nga sot deri në ditën e zgjedhjeve asnjëherë nuk do ta përmend Vjosa Osmanin, as nuk do të merret, as nuk do ta kritikojë. Unë besoj që kryeministri e ka për obligim, edhe moral, pse nuk ka bë Vjosa Osmani për presidente. Këtë e ka obligim me ua shpjegu qytetarëve. Deri në ditën e zgjedhjeve, kryeministri Kurti nuk do të merret fare me Vjosa Osmanin, sepse e di që nëse merret do të ndikojë në aspektin elektoral te aj. Ka me vendos njerëz përreth tij që të merren me të, të bëjnë propagandë për të, mirëpo vetë direkt nuk do ta ketë guximin që ta thotë as edhe një fjalë për Vjosa Osmanin”, tha Rrahmani. /klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT