Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeShowbizRrahje në veri të Mitrovicës, mosmarrëveshje në komunikacion

Rrahje në veri të Mitrovicës, mosmarrëveshje në komunikacion

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, në veriun e Mitrovicës.

Lajmin për Kosovapress e ka konfirmuar, Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës.


“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT