Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeShowbizRrahje në Prishtinë, policia shoqëron pesë persona - dy prej tyre dëgohen...

Rrahje në Prishtinë, policia shoqëron pesë persona – dy prej tyre dëgohen në mbajtje

Një rrahje është raportuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, mes disa personave.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja është raportuar rreth orës 22:30, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.


“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Sipas tij, pas koordinimit me prokurorin e rastit, dy nga të përfshirët janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT