Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr prej dy ditësh në afërsi të Volljakut, nga fshati kërkohet ndërhyrje...

Zjarr prej dy ditësh në afërsi të Volljakut, nga fshati kërkohet ndërhyrje urgjente

Një zjarr që ka përfshirë një zonë në afërsi të Volljakut, në komunën e Klinës, po vazhdon prej dy ditësh.

Përmes një postimi të bërë nga banorët e fshatit, është kërkuar ndërhyrje urgjente nga organet kompetente, përfshirë zjarrfikësit, Komunën e Klinës dhe institucionet tjera përgjegjëse.

Sipas postimit, zjarri ka përfshirë zonën nga Qestati deri te Fusha e Mullinit, duke paraqitur rrezik për natyrën, pronat dhe banorët e zonës.

Banorët kanë bërë apel që ekipet profesionale të ndërhyjnë sa më shpejt dhe me kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, para se situata të përkeqësohet.

Po ashtu, qytetarëve që ndodhen në zonë u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të ndërhyjnë pa pajisje dhe pa koordinim me ekipet profesionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT