Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeRonaldo dhe Georgina drejt martesës? Detajet që po ndezin rrjetin

Ronaldo dhe Georgina drejt martesës? Detajet që po ndezin rrjetin

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, raportohet se mund të kurorëzojnë dashurinë e tyre fundjavën e ardhshme në Madeira, ishullin ku ka lindur dhe është rritur futbollisti portugez.

Sipas mediave britanike, ceremonia pritet të mbahet më 8 gusht në Katedralen e Funchalit, ndërsa festa për të ftuarit thuhet se do të organizohet në hotelin luksoz “Savoy Palace”.

Burime të cituara nga mediat pretendojnë se në hotel janë rezervuar dy kate dhe disa ambiente të tjera për dy ditë, çka ka shtuar dyshimet se aty po përgatitet pritja e dasmës.

Më herët ishte raportuar se çifti do të martohej më 1 gusht në pronën historike “Quinta da Regaleira” në Sintra. Megjithatë, këto raportime u mohuan nga familjarët, ndërsa objekti vazhdoi të ishte i hapur për vizitorët.

Madeira konsiderohet një zgjedhje me domethënie të veçantë për Ronaldon, i cili është rritur në Funchal dhe ka ruajtur lidhje të forta me vendlindjen e tij.

Ronaldo dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016, ndërsa fejesën e konfirmuan në gusht të vitit 2025.

Fotografitë e fundit të çiftit gjatë pushimeve në Portugali, ku të dy janë parë me unaza diamanti, kanë nxitur edhe më shumë spekulimet për një martesë të afërt.

Megjithatë, deri më tani, Ronaldo dhe Georgina nuk kanë konfirmuar zyrtarisht datën dhe vendin e ceremonisë, prandaj raportimet mbeten ende në nivel spekulimesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT