Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeRizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim...

Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se furnizimi me ujë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka arritur nivelin e  duhur.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se furnizimi me ujë ka filluar në rajonin e Mitrovicës, e orëve në vazhdim do të kenë edhe qytetet e tjera.

“24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.  Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës”.

“Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin”, ka shkruar Rizvanolli. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT