Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeRizvanolli: Po monitorohet 24 orë vendi ku ka ndodhur sulmi

Rizvanolli: Po monitorohet 24 orë vendi ku ka ndodhur sulmi

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, thotë se vendi ku ndodhi shpërthimi i kanalit pas një sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, po vazhdon të monitorohet 24 orë.

Ajo gjatë konferencës për media me kryeministrin Albin Kurti, shtoi se kjo po bëhet që të sigurohet se zgjidhja teknike emergjente që është bërë është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjate, raporton Klankosova.tv.

“Ibër-Lepenci është duke vazhduar punën, duke punuar me ekspertë për të bërë sanimin afatgjatë të kanalit. Ndërkohë që po e monitoron së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e sigurisë 24 orë në ditë, lokacionin ku ka ndodhur sulmi, dhe rrjedhën e ujit aty për të siguruar që zgjidhja teknike emergjente që është bërë është e qëndrueshme deri në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjes afatgjate”, u shpreh Rizvanolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT