Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve serbë si të dyshuar për varrezën masive që u gjet dje në Zubin Potok.
Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, gjatë kësaj seance pritet caktimi i masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.
Të martën në fshatin Kalludër të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.
Varreza masive në Zubin Potok: Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve


