Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet i pajetë në banesë DJ ikonik francez Kavinsky, nisin hetimet

Gjendet i pajetë në banesë DJ ikonik francez Kavinsky, nisin hetimet

Skena franceze dhe ndërkombëtare e muzikës elektronike është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të DJ-së dhe producentit francez Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey. Ai ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Parisit, artisti u gjet i pajetë në banesën e tij të martën. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa burime zyrtare bëjnë të ditur se në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja që të tregojnë për aktivitet kriminal.

Kavinsky u bë i njohur në mbarë botën me hitin “Nightcall”, të publikuar në vitin 2010, të cilin e realizoi në bashkëpunim me Guy-Manuel de Homem-Christo, anëtar i grupit Daft Punk. Kënga mori famë ndërkombëtare pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit “Drive” (2011), me protagonist Ryan Gosling, duke u kthyer në një nga veprat më ikonike të muzikës synthwave dhe elektronike.

Artisti francez performoi gjithashtu në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ku ishte pjesë e programit artistik të eventit.

Gjatë karrierës së tij, Kavinsky publikoi dy albume studio, “OutRun” në vitin 2013 dhe “Reborn” në vitin 2022, ndërsa ishte një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike, shkruan Euronews.al.

Ai ishte planifikuar të ngjitej në skenë më 8 gusht në Deauville, në kuadër të festivalit të muzikës elektronike Gärten on the Beach, koncert që tashmë nuk do të zhvillohet pas ndarjes së tij nga jeta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT