Eksperti Darsej Rizaj ka theksuar nevojën që Kosova të përqendrohet më shumë në edukimin e popullsisë për inteligjencën artificiale.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se sistemi arsimor duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe nevojat e së ardhmes.
“Ne si shtet duhet me u fokusuar në riedukimin e popullsisë. Kryesorja është që gjeneratat e reja, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen, të edukohen për inteligjencën artificiale”, tha Rizaj. /Klankosova.tv
Ndiqni deklarimin e plotë:


