Në edicionin e sontëm të Rubikonit u fol edhe rreth punës së Komisionit të Pavarur të Mediave dhe anëtarëve të saj.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Xhemajl Rexha, deklaroi se sikur rasti i Klan Kosovës të ndodhte me Besnik Berishën, kryetari i KPM-së, do të përfundonte ndryshe.
Rexha përmendi edhe rastin e një televizioni lokal në Shtërpcë.
“Nga diskutimet që bëhen, ka një kërcënim për televizionin Herc, një televizion lokal i Shtërpcës i komunitetit serb, për t’ia marrë licencën. E kanë dënuar në mbledhjen e fundit me 3 mijë euro në total për dy shkelje që thonë se i kanë evidentuar duke përfshirë edhe monitorimin e lajmeve që sipas tyre kanë qenë të pabalancuara, pra politika editoriale e një televizioni të vogël. Dhe në fund është thënë se nëse këto shkelje përsëriten do t’i merret licenca”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë të kryetarit të AGK-së:


