Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmeReshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në rrugën Ferizaj-Shkup, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv nga lexues tregojnë segmente të rrugës të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur rrezikun nga rrëshqitjet ose humbja e kontrollit.

Sipas pamjeve, niveli i ujit në disa pjesë të rrugës është i konsiderueshëm.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT