Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizRegjistrimi kap audion e shpërthimit të zhytëses OceanGate

Regjistrimi kap audion e shpërthimit të zhytëses OceanGate

Një regjistrim ka kapur shpërthimin e zhytëses Titan, e cila u zhduk në udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanikut.

Një regjistrues akustik pasiv i vendosur rreth 1 mijë e 400 kilometra nga vendi i shpërthimit, e kapi tingullin, thanë zyrtarët e Rojës Bregdetare të ShBA-së në një deklaratë.

Regjistrimi i shkurtër përfshin një zhurmë të madhe që tingëllon si një duartrokitje e mbytur, përpara se të heshtë për disa sekonda.

Roja bregdetare tha se klipi audio “regjistron nënshkrimin e dyshuar akustik të shpërthimit të zhytëses  Titan” më 18 qershor 2023.

Shpërthimi vrau të pesë njerëzit në bord.

Nëndetësja u zhduk gjatë rrugës për të vizituar rrënojat e Titanikut në Oqeanin Atlantik të Veriut, duke nisur një kërkim pesë-ditor që përfundoi kur autoritetet thanë se anija ishte shkatërruar pa të mbijetuar.

Sipas zyrtarëve, rrënojat u gjetën përfundimisht në fundin e oqeanit rreth 300 metra larg Titanikut.

OceanGate pezulloi operacionet në korrik 2023.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT