Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajme“Refuzova 80 milionë euro për Aeroportin e Vlorës” – Valon Ademi godet...

“Refuzova 80 milionë euro për Aeroportin e Vlorës” – Valon Ademi godet rëndë Behgjet Pacollin dhe paralajmëron zbardhjen e skemës

Një përplasje me përmasa të mëdha politike e financiare ka shpërthyer publikisht, pasi biznesmeni Valon Ademi ka dalë me akuza të drejtpërdrejta ndaj Behgjet Pacolli, duke pretenduar se pas prapaskenave të Aeroportit të Vlorës fshihen interesa të errëta dhe tentativa për ta marrë nën kontroll një nga asetet më strategjike shqiptare.

Në një reagim eksploziv, Ademi pretendon se në shkurt të vitit 2025 i është ofruar një shumë marramendëse prej 80 milionë eurosh për ta dorëzuar aeroportin tek persona dhe struktura që ai refuzon t’i pranojë.

“Gabimi im i vetëm ishte se refuzova ta shes Aeroportin e Vlorës aty ku më kërkuan ta dorëzoja”, deklaron ai, duke lënë të kuptohet se pas gjithë zhvillimeve të fundit qëndron pikërisht ky refuzim.

Ademi e quan Pacollin “emisar” dhe “agjent të përdorur”, ndërsa pretendon se roli i tij ka qenë vetëm zbatimi i një misioni të parapërcaktuar për transferimin e kontrollit mbi aeroportin.

Sipas tij, personi kyç i gjithë operacionit është Bart Turtelboom, të cilin e përshkruan si “ekzekutor të skemës financiare dhe juridike” për marrjen e aeroportit.

Në deklaratë përmendet edhe emri “Compartment Bernina”, për të cilin Ademi kërkon transparencë publike, duke ngritur dyshime të forta për interesa të huaja dhe ndikime që, sipas tij, bien ndesh me interesin publik shqiptar.

“Ata mund të blejnë media, portale e mercenarë, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë”, shkruan ai.

Ademi pretendon se për një kohë të gjatë ka zgjedhur heshtjen në respekt të institucioneve, duke pritur reagimin e organeve shtetërore, por shton se heshtja institucionale nuk do ta ndalë më të flasë publikisht.

“Reagimi i tij po konsiderohet si një nga deklaratat më të forta të bëra ndonjëherë rreth prapaskenave të projektit të Aeroportit të Vlorës.”Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur! Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!”, shkroi ai mes të tjerash.

Deri tani, Behgjet Pacolli nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT