Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRefuzon të identifikohet dhe përfundon në pranga – i dyshuari kanos policët...

Refuzon të identifikohet dhe përfundon në pranga – i dyshuari kanos policët gjatë shoqërimit në Gjakovë

Një incident me zyrtarët policorë është raportuar në Gjakovë, ku një person ka refuzuar urdhrat e policisë dhe më pas dyshohet se i ka kanosur gjatë shoqërimit në stacion, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Skënderbeu”, ku policia kishte ndaluar një veturë të tipit Opel për një kundërvajtje në komunikacion.

Sipas informatave, gjatë një kontrolli rutinë, i dyshuari Granit Hoxha, 34 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe t’i paraqesë dokumentet e kërkuara, duke mbyllur edhe xhamin e automjetit pavarësisht kërkesave të përsëritura të policisë.

Për shkak të mosbashkëpunimit, ai është arrestuar nga zyrtarët policorë.

Gjatë transportimit në stacion policor, i dyshuari dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë, të cilët po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

I njëjti, gjatë intervistimit, ka pranuar se ka refuzuar të identifikohet, por ka mohuar se i ka kanosur policët.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosja ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT