Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana kap katër Rolex-a të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 33 mijë...

Dogana kap katër Rolex-a të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 33 mijë euro

Dogana e Kosovës ka zbuluar katër orë luksoze të markës Rolex, në vlerë të përafërt prej 33 mijë eurosh, të cilat dyshohet se u tentuan të futeshin në Kosovë pa u deklaruar në pikën kufitare në Vërmicë.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve rutinore të zyrtarëve doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, më 11 shtator 2026.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të hyrjes në territorin e Kosovës, një zyrtar doganor ka ndaluar për kontroll një automjet që kishte hyrë me shpejtësi të lartë.

Udhëtari, shtetas i huaj, është pyetur nga zyrtari doganor nëse kishte mallra apo vlera monetare për të deklaruar, por ai nuk ka deklaruar asnjë mall.

Bazuar në dyshimet e ngritura gjatë kontrollit fillestar, automjeti është orientuar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar katër (4) orë dore të markës Rolex, me vlerë të përafërt prej 33,000 euro.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi, deri në përfundimin e procedurave doganore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT