Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahmani dhe Zhegrova në formacionin më të mirë të javës në Serie...

Rrahmani dhe Zhegrova në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës së katërt të Serie A, përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Rrahmani u dallua të dielën në fitoren 1:0 të Napolit ndaj Bolognas, duke zhvilluar një paraqitje të mirë në qendër të mbrojtjes. Qendërmbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 7.7 nga “SofaScore”.

Rrahmani, i cili ditë më parë njoftoi tërheqjen nga ekipi përfaqësues i Kosovës, është përfshirë kështu në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit italian.

Në të njëjtin formacion është edhe Edon Zhegrova, i cili shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e së dielës ndaj Sassuolos, edhe pse Juventusi u mposht me rezultat 3:2.

Paraqitja e sulmuesit kosovar është vlerësuar me notën e lartë 9.2 nga “SofaScore”.

Ndërkohë, një tjetër futbollist kosovar është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në një kampionat tjetër evropian.

Ermal Krasniqi është përzgjedhur në formacionin e javës së pestë të Superligës së Turqisë, pas paraqitjes së tij në fitoren bindëse 5:0 të Amedsporit ndaj Bashakshehirit.

Krasniqi kontribuoi në këtë triumf me dy asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT