Opinionisti Dardan Sejdiu ka folur sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për çështjen e gazit amerikan dhe sfidat energjetike me të cilat përballet Kosova.
Sejdiu ka thënë se Kosova duhet të veprojë shpejt në mënyrë që të mos humbasë mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës së gazit.
“1.5 miliard janë veç nëpër këtë infrastrukturë të gazit duke shkuar, me 1.2 miliard euro infrastrukturë. Domethënë, Kosovës, nëse nuk vepron shpejt, as 500 milionë m³ nuk i mbesin për gaz dhe bëhet irelevante, e parëndësishme”.
“Dhe tani jemi varur prej importit të Hamoviçit dhe prej ventillit në Vranjë, për me e thjeshtuar këtë punë. Për me thjeshtuar hala më shumë, nuk ka më industri. Kosova, fatkeqësisht, në aspekt zhvillimor bëhet vend ku i mësojnë fëmijët për zanate në Gjermani e në Zvicër”, deklaroi ai.
Sipas Sejdiut, Kosova duhet të trajtojë energjinë përmes një qasjeje të gjerë të diversifikimit strategjik, ku përfshihet edhe përgatitja e infrastrukturës për tranzicionin energjetik.
“Mundësi ekziston edhe sot, sepse kjo është zotim dhe nuk është e implementuar, por arsyeja pse amerikanët flasin në këtë drejtim është sepse ekziston një hapësirë në të cilën ti mundesh me hy edhe me kontrollu gjysmën tjetër. Nuk jeni tu e bërë këtë muhabet. Ne jemi duke i bërë këto muhabete shumë të gjerë, tu i fol me informacione kështu të lexuara nga pak, edhe tani po dalim, po e japim një deklarim për me trajtuar çështjen e rrymës, energjisë, gazit, duhet me fol për diversifikim strategjik”.
“Diversifikimi strategjik nënkupton edhe plot sende të tjera. Sot e ke transmisionin, apo autostradën e bartjes së energjisë, nuk e ke të gatshme për tranzicionin për të cilin flasim. Domethënë, ne jemi joseriozë për një radhë të shkurtër të kësaj pune. Jemi jo seriozë sa i përket zhvillimit, jemi jo seriozë sa i përket investimeve, jemi jo seriozë sa i përket të ardhmes dhe jemi tepër jo seriozë sa i përket institucioneve të këtij vendi”, deklaroi ai./Klankosova.tv


