13 ushtarë që shërbenin me forcat paqeruajtëse në Republikën Demokratike të Kongos janë vrarë në përleshjet me rebelët e grupit M23.
Ushtria e Afrikës së Jugut tha se nëntë nga ushtarët e saj vdiqën duke ndihmuar në zmbrapsjen e një avancimi rebel në qytetin Goma, në DR Kongon lindore, ndërsa tre malavianë dhe një uruguaian u vranë gjithashtu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai kishte folur me liderët e DR Kongos dhe Ruandës mes thirrjeve globale për t’i dhënë fund dhunës.
Kombet e Bashkuara po tërheqin të gjithë stafin jo thelbësor nga Goma – një qytet me më shumë se një milion banorë – ndërsa luftimet intensifikohen.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


