Real Madrid po punon për një rikthim të rëndësishëm të Toni Kroos brenda strukturës së klubit, këtë herë jo si lojtar.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur kontaktet direkte me Kroos për t’i ofruar një rol të ri në strukturën e brendshme të klubit.
Ideja për rikthimin e tij është mbështetur fuqishëm nga presidenti Florentino Pérez, i cili prej muajsh ka shprehur dëshirën që ish-mesfushori të mbetet pjesë e Realit edhe pas pensionimit.
Marrëdhënia mes Kroos dhe drejtuesve të klubit vazhdon të jetë shumë e mirë, çka e bën këtë rikthim edhe më të mundshëm. Gjermani konsiderohet si një figurë me peshë dhe eksperiencë të madhe, që mund të kontribuojë në vendimmarrje dhe zhvillimin e projektit sportiv të “Los Blancos”.
Bisedimet tashmë kanë nisur dhe pritet që në javët në vijim të ketë zhvillime konkrete për rolin që Kroos mund të marrë në klubin ku ai shkroi historinë si lojtar. /Klankosova.tv


