Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRDK anëtarësohet në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC)

RDK anëtarësohet në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC)

Rinia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar është pranuar me shumicë votash si anëtare e asociuar në Rrjetin e Rinisë Liberale Europiane (LYMEC), gjatë Kongresit Pranveror 2026.

Në këtë kongres që përkon me shënimin e 50-vjetorit të themelimit të LYMEC, RDK, thuhet se u përfaqësua nga Trim Syla, kryetari RDK-së në Prishtinë, i cili prezantoi, sipas komunikatës, vizionin e RDK-së për forcimin e demokracisë, fuqizimin e të rinjve në politikë dhe avancimin e integrimit europian.

“Anëtarësimi në LYMEC përbën një hap të rëndësishëm për RDK-në duke hapur rrugë për bashkëpunim më të gjerë dhe përfaqësim më të madh në arenën politike europiane, si dhe për PDK-në si anëtare e rrjeteve të partive liberale në Ballkan, Europë dhe botë”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT