Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeRasti i pazakonshëm në veri: Seks në veturë, suspendohen policët (VIDEO)

Rasti i pazakonshëm në veri: Seks në veturë, suspendohen policët (VIDEO)

Policëve të ndërrimit të pasdites së 9 majit iu ndanë detyrat. Por, dikush e devijoi rrugën dhe jo për arsye operative.

N.P., zyrtare policore që nga viti 2024, dhe R.T, poashtu zyrtar policor, siç mëson Klan Kosova nga burimet e veta, u kapën duke kryer veprime hiç etike në terren.

Ata u zunë duke kryer marrëdhënie intime, dhe atë në veturën zyrtare veç pak kohë pasi u nisën për në terren.

Për ngjarjen e paprecedentë u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëvëndësdrejtorit për këtë rajon, Veton Elshani, policët e stacionit të veriut morën ndëshkimin për veprën e kryer.

Respektimi i etikës së punës është një nga elementet kyçe të cilës i kushtohet rëndësi e veçantë në Akademinë Policore, nga ku edhe diplomojnë rojet e rendit.

Ndiqeni të plotë kronikën për këtë rast:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT