Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajmeRashford flet për të ardhmen te Barcelona

Rashford flet për të ardhmen te Barcelona

Marcus Rashford ka komentuar lidhur me të ardhmen e tij te FC Barcelona, pasi skuadra katalunase triumfoi 2-0 ndaj Real Madrid dhe siguroi titullin e La Ligës.

Sulmuesi anglez, i cili është në huazim nga Manchester United, shmangu një përgjigje konkrete kur u pyet nëse do të vazhdojë të mbetet në “Camp Nou” edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

“Nuk e di. Nuk jam magjistar, por po të isha, do të qëndroja. Do ta shohim”.

“Kam ardhur këtu për të fituar. Dua të fitoj sa më shumë gjëra që mundem. Ky është edhe një tjetër për ta shtuar”, deklaroi Rashford.

Sulmuesi anglez vlerësoi gjithashtu atmosferën dhe potencialin e skuadrës, duke lënë të kuptohet se do të ishte i lumtur të bëhej pjesë e projektit afatgjatë të Barcelonës.

“Kjo është një skuadër e mrekullueshme, ata do të fitojnë shumë në të ardhmen; të jesh pjesë e kësaj do të ishte diçka e veçantë”.

“Titulli? Kjo është mënyra perfekte si dua të përfundojë. Jam shumë i lumtur, dua vetëm ta shijoj sot”.

“Unë jetoj në moment. Në fund të sezonit do ta shohim. Kam ardhur këtu për të fituar dhe ne e bëmë këtë, prandaj jam shumë i lumtur. Është një ndjenjë e pabesueshme”.

Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Barcelona mund ta paguajë klauzolën e Rashford shkaku i gjendjes financiare, por Hansi Flick është tepër i kënaqur me anglezin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT