Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportohet se autoblinda e policisë ka rënë nga ura në Grabovc të...

Raportohet se autoblinda e policisë ka rënë nga ura në Grabovc të Zveçanit

Autoblinda e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ka rënë nga ura, në vetaksidentin që ndodhi sonte rreth orës 20:00, në Grabovc të Zveçanit.

Kështu u shpreh Agim Bahtiri, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim në Facebook, duke uruar shërim të shpejtë të zyrtarëve policorë që janë lënduar.

“Para pak minutash pranova lajmin për incidentin e rëndë në Veri, ku një autoblindë e NJSO-së ka rënë nga ura, duke lënë të lënduar disa nga policët tanë të guximshëm. Urojmë nga zemra shërim të shpejtë për të lënduarit dhe jemi pranë tyre në këto momente, ashtu siç ata janë pranë nesh gjithmonë”, ka shkruar Bahtiri, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Rastin në fjalë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Të lënduar nga vetaksidenti janë tetë persona. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT