Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeRaportimet për vetaksidentin në Suharekë, Policia jep detaje për Sinjalin

Raportimet për vetaksidentin në Suharekë, Policia jep detaje për Sinjalin

Policia ka dhënë detaje për Sinjalin lidhur me vetaksidentin e raportuar sot në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur rreth orës 17:14 në rrugën “Skënderbeu”.

Fillimisht, rasti ishte raportuar se kishte ndodhur në rrugën “Kadri Kokollari”, ndërsa sipas Policisë, vendi i saktë i ngjarjes është rruga “Skënderbeu”.

Sipas Policisë, nga vetaksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të procedohet në gjykatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT