Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Sadiku triumfoi ndaj boksieres turke Esmanur Lok, duke u kualifikuar në gjysmëfinale dhe duke siguruar të paktën medaljen e bronztë.
Në gjysmëfinale, e cila zhvillohet të mërkurën, Sadiku do të përballet me greken Sofia Legaki, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së artë.
Në këtë përballje, boksierja kosovare u përkrah edhe nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me presidentin Ismet Krasniqi, përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, si dhe të Komunës së Prishtinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


