Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmePo pastronte armën e gjatë, plagoset një person në Pejë

Po pastronte armën e gjatë, plagoset një person në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit sot në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 14:15.

Njësitet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur personin e plagosur. Fillimisht ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Sipas deklarimit të të plagosurit, incidenti ka ndodhur derisa ai ishte duke pastruar një armë të gjatë, me ç’rast dyshohet se është vetëplagosur.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa rasti po trajtohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT