Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeU vetëplagos derisa po pastronte armën, QKUK-ja jep detaje për gjendjen e...

U vetëplagos derisa po pastronte armën, QKUK-ja jep detaje për gjendjen e pejanit

Detaje të reja kanë dalë lidhur me personin që u plagos sot me armë zjarri në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se i plagosuri, i moshës rreth 47-vjeçare, është dërguar nga Spitali i Pejës në QKUK.

Sipas tij, personi ka plagë nga arma e zjarrit, por për momentin gjendja e tij është stabile.

Ai po trajtohet në Qendrën Emergjente, ndërsa pritet të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejmë.

Sipas Policisë, i plagosuri kishte deklaruar se ishte vetëplagosur derisa po pastronte një armë të gjatë, ndërsa rasti po hetohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT