Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRama takon kryeministrin spanjoll: Udhëheqës i mençur e kurajoz

Rama takon kryeministrin spanjoll: Udhëheqës i mençur e kurajoz

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Barcelonë, ku është takuar me homologun e tij spanjoll, Pedro Sánchez. Në rrjetet sociale, Rama ka publikuar foto nga takimi, duke e cilësuar Sánchez-in si “një udhëheqës të mençur e kurajoz dhe një mik të vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”.

“Barcelonë, me kryeministrin Pedro Sánchez, një udhëheqës i mençur e kurajoz dhe një mik i vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”, shkruan Rama.

Takimi mes dy kryeministrave vjen në kuadër të vizitës së Ramës në Spanjë, ku ai mori pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Në Barcelonë janë mbledhur më shumë se 20 liderë botërorë për këtë samit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT