Kryeministri shqiptar Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e rrugës Shirokë-Zogaj, e cila pritet të përfundojë këtë vit.
Ai në Facebook shkruan se kjo rrugë ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, njofton Klankosova.tv
“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


