Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologja japoneze Sanae Takaichi, në kuadër të një vizite që synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Pas ceremonisë shtetërore dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, dy delegacionet zhvilluan takime ku u diskutua për zgjerimin e partneritetit në fusha si ekonomia, teknologjia, energjia, mbrojtja dhe turizmi.
Rama vlerësoi pritjen zyrtare si një shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonia, duke theksuar potencialin për bashkëpunim strategjik në të ardhmen.
Gjatë takimit u diskutua edhe për çështje ndërkombëtare, ku të dyja palët ritheksuan mbështetjen për Ukrainën dhe rëndësinë e ruajtjes së rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


