Qytetarët e Skenderajt kanë paralajmëruar se nuk do të shpërndahen derisa aty qëndron Njësia Speciale.
Shqiptar Gubetini, njëri prej qytetarëcve në një lidhje direkte për “Edicionin Special” në Klan Kosova u shpreh se momentalisht është disponimi për t’u laguar dhe se mund të qëndrojnë deri në mëngjes.
“Më mirë ka qenë Njësia Speciale me u largu, edhe qytetarët me shku me pushu në shtëpia. Njësia Speciale s’ka çka me qëndru këtu”.
“Nuk ma merr mendja që është disponimi me u largu, nëse vazhdon kështu, ma merr mendja që qytetarët kanë me qëndru këtu deri në mëngjes”, tha ai./Klankosova.tv


